‘Bennifer 2’ mund të jenë gati për të bërë paraqitjen e parë publike pas një kohe të gjatë.
New York Post raportoi se Jennifer Lopez po planifikon të marrë pjesë në ‘Met Gala’ muajin e ardhshëm.
Pyetja më e shpeshtë për këto javë do të jetë nëse ajo dhe Ben Affleck do të bëjnë paraqitjen e parë së bashku në tapetin e kuq.
Sipas Page Six, Lopez është e rregullt në Met Gala. Nga viti 2017 deri në vitin 2019, u paraqit në tapetin e kuq me ish-yllin e Yankees, Alex Rodriguez.
Megjithatë çifti hoqi dorë nga fejesa dhe zyrtarisht i dhanë fund lidhjes së tyre në prill.
Që atëherë, Jennifer është ribashkuar me Affleck, me të cilin ishte fejuar nga viti 2002 deri në 2004.
Ndërkohë, Alex këto ditë u përfol për një lidhje dashurie me Melanie Collins pasi u fotografuam së bashku në Talamanca Bay në Ibiza.
Sidoqoftë, asgjë zyrtare mes dyshes nuk ka akoma. /Telegrafi/