Sead Kolasinac duke se është shok shumë i mirë, pasi që sot i doli në mbrojtje Mesut Ozilit, kur dy hajdutë tentuan t’ia vidhnin makinën.
Dy lojtarët sapo janë kthyer nga një turne para-sezonal nga Shtetet e Bashkuara dhe ishin pre e një sulmi në veri të Londrës.
Në video që po bën xhiro në mediat sociale shihen dy sulmues me motoçikleta dhe të armatosur me thika duke u përpjekur ta vidhnin veturën Mercedes-Benz G-Class të Ozil.
Police statement after Mesut Ozil and Sead Kolasinac were victims of attempted robbery in London this evening: ‘We were called to Platts Lane, NW3, shortly before 5pm to reports of an attempted robbery. It was reported that suspects on motorbikes had attempted to rob a man’ 1/2
— Paul Gilmour (@skysportspaulg) July 25, 2019
Ozil ishte në makinën e tij, bashkë me shokun e skuadrës, Sead Kolasinac, në momentin që keqbërësit u afruan me mortor dhe nisën të kërcënojnë me thika.
Mesut Ozil’s car got jumped, Kolasinac jumped out and backed the beef. #YaGunnersYa pic.twitter.com/CxsJeiCvxw
— #james (@smhjaames) July 25, 2019
Ishte pikërisht boshnjaku Kolasinac që zgjodhi të përballet me keqbërësit, duke dalë nga makina dhe sulmuar ata derisa u larguan, ndonëse si armë kishte vetëm grushtet e tij.
Nga ana tjetër, Ozil nxitoi të fshihej në një restorant turk që ndodhej aty pranë, deri në momentin që në vendngjarje erdhi policia. /Telegrafi/