Telegrafi

Mesut Ozil prezantohet te Fenerbahce: Kam luajtur për shumë klube, por Feneri është diçka tjetër

Fenerbahce e kishte zyrtarizuar para disa ditës, por vetëm sot është nënshkruar kontrata dhe është prezantuar Mesut Ozil.

Mesfushori ka nënshkruar për tre sezone e gjysmë, pas largimit nga Arsenali.

Ozil në karrierën e tij ka luajtur në klube të mëdha si Real Madrid dhe Arsenal, por nënvizoi se Fenerbahce është diçka tjetër për të, diçka më e rëndësishme.

“Kam luajtur në klube shumë të mëdha, por Fenerbahce është gjë tjetër për mua”.

“Me të vërtetë e vlerësoj klubin dhe shpresoj se do të jetë gjithçka mirë. Kur shihja Fenerbahcen më pëlqeu Jay-Jay Okocha për stilin e tij të lojës”.

“Në ekipin aktual mezi pres të luaj me Dimitris Pelkas, pasi ne luajmë në të njëjtën pozitë dhe ai është një lojtar shumë i talentuar”, ka thënë Ozil.

I pyetur se me cilët lojtarë të Fenerbahces do të donte të luante, ai ka zgjedhur emra të njohur.

“Ka dy lojtarë në Fenerbahce që unë do të doja të luaja së bashku me ta. I pari është Alex, tjetri është vëllai Emre (Belözoğlu)”, deklaroi turku. /Telegrafi/