Site icon Telegrafi

Mesut Ozil kapet mat me Miss Turqinë (Foto)

Mesut Ozil nuk mund të shkëputet nga origjina e tij turke, edhe kur bëhet fjalë për të dashurën e tij.

Ylli i Arsenalit është parë në Londër me Amine Gulse, brunen me sy të kaltër për të cilën thuhet se është dashuria e re e futbollistit që përfaqëson Gjermaninë.

Amine, e cila mban kurorën e më të bukurës së Turqisë, është njohur me futbollistin e famshëm pikërisht në vendin e saj dhe është zhvendosur në Londër për të jetuar me të.

Historia me Miss-in thuhet se ka nisur gjashtë muaj më parë dhe Ozil duket shumë i dhënë pas bukuroshes. /Telegrafi/

Exit mobile version