Site icon Telegrafi

Mesut Ozil debuton me fanellën e Fenerbahces në fitoren si mysafir ndaj Hatayspor

Yll i futbollit botëror, Mesut Ozil, ka debutuar me fanellën e Fenerbahces, pasi që ky i fundit u transferua në këtë afat kalimtar.

Ozil u fut në lojë në pjesën e dytë, në minutën e 77-të.

Ai nuk kishte edhe shumë punë në këtë ndeshje, edhe pse pas inkuadrimit të tij u shënuan dy gola.

Fenerbahce fitoi 2-1 si mysafir i Hatayspor, duke qëndruar lider në Superligën e Turqisë.

Feneri ka tubuar 48 pikë, katër më shumë se Besiktas që është në vendin e dytë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=p6MAr_OZKo8&ab_channel=FXTR

Exit mobile version