Telegrafi

Mësuesja jep “Skënderbeun” për temë hartimi, do të qesheni kur lexoni për çfarë shkruan nxënësja! (Foto)

Një mësuese i ka dhënë detyrë nxënësve të saj për të shkruar për Skënderbeun.

Ajo e kishte fjalën për heroin tonë kombëtar, por një vajzë e vogël e ka kuptuar ndryshe detyrën.

Ajo shkruan: “Skënderbeu është kampion për gjashtë vjet rradhas. Skënderbeu mundi Flamurtarin. Skënderbeu se la Partizanin të dilte kampion.”

I ati, Ilir Hoxholli, komenton veprimin e vajzës: “Mësuesja i jep detyrë gocës të shkruajë për Skënderbeun, po si mund të shkruajë ndryshe danoçja e Tironës. Ç’na ka gjet. Ta pyesim nesër mësuesen e kishte për heroin kombëtar apo për ekipin e Skënderbeut”!