Në një shkollë që ndodhet në Malwani të Indisë, dy nxënës janë detyruar të zhvishen, sepse nuk i kanë kryer detyrat e shtëpisë.
Saroj Nair u ka kërkuar djelmoshave tetë dhe nëntëvjeçar, që të heqin rrobat dhe të qëndrojnë para derës së klasës.
Nxënësit pa pantallona kanë qarë dhe fshirë lotët, ndërsa janë munduar të fshehin kokën në anën tjetër, transmeton Telegrafi.
Policia e ka intervistuar mësuesen Nair dhe pronarin e shkollës, të cilët së shpejti do të dalin para drejtësisë.
Video e djelmoshave të zhveshur, është hequr nga interneti për shkak të përmbajtjes së papërshtatshme. /Telegrafi/