Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi po tregon vazhdimisht histori nga jeta private që kur u bë pjesë e formatit Big Brother VIP Kosova.
Së fundmi ai ka folur për periudhën e fëmijërisë duke thënë se ushtrohej dhunë ndaj tij nga mësuesit.
Reperi tha se brezi i tij në Shqipëri është përballur me shpesh herë me dhunë fizike në shkolla.
“Në brezin tonë në Shqipëri na kanë rrahur fortë. Sot, me zor pres të bëhem babë, dhe me ma keqtrajtuar fëmijën tim para klase, me merret fryma kur e mendoj”, ka thënë Stresi.
“Por, atëherë ashtu ka qenë. Po, flas për vitet 97-98. Mua nuk ka pasur kush me më mbrojt se nëna më ka punuar non-stop, më kanë shkokluar duke me rrahur, se sot do iu tregoja unë, na nxjerrnin para klasës dhe na godisni me vizore, me të rrahur nuk zgjidh asgjë”, ka shtuar ai.
Ndërkohë, kujtojmë që reperi ka qenë ndër më të përfolurit e edicionit të parë të BBVK që është drejtë përfundimit.
Finalja e madhe pritet të mbahet të premten e 17 marsit dhe fituesi do të shpërblehet me 200 mijë euro ndërsa finalistët me nga 10 mijë. /Telegrafi/