Telegrafi

Mësuesi i vë në rresht nxënësit, duke i rrahur një nga një (Video)

Pamje dhune në shkolla vijnë nga e gjithë bota. Në një video të publikuar nga gazeta “Hurriyet”, mësuesi nxjerr para klasës tre nxënës, i vë në rresht dhe nis t’i qëllojë me shpulla.

Pamjet e filmuara nga një nxënës i klasës në një shkollë profesionale në Sivas të Turqisë kanë tronditur mbarë opinionin publik, shkruan tvklan.al.

Gazeta tha se mësuesi fillimisht i paralajmëroi që të mos ketë më ankesa ndaj nxënësve, më pas u ngrit nga karrigia, i goditi me radhë e në përfundim u dha urdhër të ulen në bankat e tyre.

Nuk dihet ende data e saktë e filmimit të videos dhe nëse ndaj mësuesit kanë nisur hetimet për dhunë ndaj të miturve.