Telegrafi

Messi në Egjipt për një mision bamirës, argjentinasit i ofrohet siguri presidenciale (Foto/Video)

Lionel Messi ka mbërritur në Egjipt të martën si pjesë e një misioni bamirës për Hepatitin C.

Kampanja është në koordinim me Ministrinë e Turizmit dhe Shëndetit të Egjiptit, por e nisur nga qeveria egjiptiane për t’i motivuar pacientët nga e gjithë bota me Hepatitin C të kërkojnë trajtim në Egjipt, pasi është më lirë dhe efektive.

Me këtë rast pesë herë Topi i Artë ka vizituar edhe piramidat e famshme dhe është njohur nga afër me bukurin e tyre.

Sipas mediave lokale siguria për argjentinasin ishte në nivelin maksimal, sikur të ishte e ndonjë presidenti.

Kjo mund të shikohet edhe të eskorta që i është ofruar Messit nga policia dhe ushtria egjiptiane gjatë lëvizjes së tij me veturë në qytet.

Ylli i Barcelonës ka vizituar edhe spitale pasi aty ishte e gjithë qëllimi i vizitës së tij. /Telegrafi/