Lionel Messi ka mbërritur në Egjipt të martën si pjesë e një misioni bamirës për Hepatitin C.
Kampanja është në koordinim me Ministrinë e Turizmit dhe Shëndetit të Egjiptit, por e nisur nga qeveria egjiptiane për t’i motivuar pacientët nga e gjithë bota me Hepatitin C të kërkojnë trajtim në Egjipt, pasi është më lirë dhe efektive.
Me këtë rast pesë herë Topi i Artë ka vizituar edhe piramidat e famshme dhe është njohur nga afër me bukurin e tyre.
Sipas mediave lokale siguria për argjentinasin ishte në nivelin maksimal, sikur të ishte e ndonjë presidenti.
Kjo mund të shikohet edhe të eskorta që i është ofruar Messit nga policia dhe ushtria egjiptiane gjatë lëvizjes së tij me veturë në qytet.
Ylli i Barcelonës ka vizituar edhe spitale pasi aty ishte e gjithë qëllimi i vizitës së tij. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Guq7YBjA-qE
https://twitter.com/FCBW_A7/status/834056816787091456