Telegrafi

Messin ashtu siç nuk e keni parë kurrë më parë, Barça publikon një video të rrallë nga koha kur ai shkëlqente në La Masia (Video)

Lionel Messi është një nga lojtarët më të mirë që ka parë bota e futbollit.

Argjentinasi iu bashkua klubit katalunas në vitin 2001 nga Newell’s Old Boys dhe menjëherë filloi shkëlqimin në La Masia.

Barcelona ka publikuar një video nga koha kur Messi ishte pjesë e akademisë së futbollit të Barçës dhe talenti i tij edhe atëherë ishte shumë i madh.

Në videon e më poshtme kemi driblime, parabola, por edhe gola nga gjuajtja e lirë.

Vlen të theksohet se tashmë Messi ka shënuar 23 gola këtë sezon për klubin spanjoll. /Telegrafi/