Barcelona ka mbërritur në Napoli përpara ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve, ku qindra tifozë në qytet janë mbledhur për të parë nga afër Lionel Messin.
Sigurisht dihet se sa shumë Diego Maradona nderohet në qytet duke pasur parasysh ndeshjet e tij me Napolin në vitet e 80-të.
Ai në këtë vend trajtohet si legjendë dhe më i mirë ndonjëherë që ka luajtur për klubin.
Messi, i cili ishte krahasuar gjithnjë me bashkëkombësin e tij argjentinas, mbërrin në Napoli pas një ndeshje ndaj Eibar ku shënoi katër gola në fundjavë.
¡Messi, #Messi, Messi!
?❤️ ¡Gracias culés! pic.twitter.com/bvUV9s5GD7— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) February 24, 2020
Barcelona zbarkoi në Napoli të hënën pasdite, dhe do të stërvitet në San Paolo më vonë.
Trajneri Quique Setien ka ftuar 21 lojtarë në skuadër, duke përfshirë edhe transferimin e ri Martin Braithwaite, i cili nuk mund të luajë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/