Telegrafi

Messi vs Pele: tri gola drejt shifrës 600 dhe shumë afër rekordit të brazilianit që e mban me Santosin

Lionel Messi (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Lionel Messi mund të shkojë në shifrën e 50 golave këtë sezon duke arritur në 600 gola në të gjitha garat me Barcelonën, pasi aktualisht pas dy golave me Manchester Unitedin ka 597 gola.

Argjentinasi ka 33 gola në garë për Pichichi, që më shumë se sa Luis Suarez që është i dyti, ndërsa në Evropë ka shënuar 10 herë deri më tani.

Në total Messi ka shënuar 45 gola në sezonin 2018-19, ku kanë mbetur edhe nëntë ndeshje të sigurta për Barcelonën: gjashtë në La Liga, dy ndeshje gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe finalja e Kupës së Mbretit.

Lionel Messi (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Sezoni më i mirë me gola ka qenë ai 2011-12, kur shënoi 73 gola.

Ai është duke iu ofruar rekordit të Peles për golat e shënuar me klubin.

Messi (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Braziliani kishte shënuar 643 gola për Santosin mes viteve 1956 dhe 1974, ku Messi mbetet 46 gola pas tij.

Nëse vazhdon me këtë formë, Pele do të barazohet nga Messi në sezonin 2019-20.

Sezoni me më pak gola i tij është ai me 38.  Ai ka shënuar nga: 47, 53, 73, 73, 60, 41, 58, 41, 54, 45 dhe 45 gola, prej se luan te Barcelona në secilin sezonin.

Argjentinasi në total ka 597 gola për klubin, ku 416 janë shënuar në La Liga, 110 në Ligën e Kampionëve, 50 në Kupën e Mbretit, 13 në Superkupën e Spanjës, 5 në Botërorin për Klube, dhe tri në Superkupën e Evropës. /Telegrafi/