Lionel Messi është deklaruar rreth gjendjes që po kalon bota shkaku i pandemisë Coronavirus.
Ylli argjentinas ka shkruar në llogaritë e tij në rrjete sociale se në këto momente është mirë që të gjithë të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre dhe të kalojnë këto ditë të vështira.
“Janë ditë të komplikuar për të gjithë ne. Jetojmë të shqetësuar se çfarë po ndodhë dhe duam të ndihmojmë duke e vënë veten në vendin e atyre që po kalojnë momente të vështira, nëse i ka prekur ata apo familjet dhe shokët apo duke punuar nëpër spitale që të mbajnë gjendjen nën kontroll”, ka shkruar ai.
“Dua t’u dërgojë atyre një falënderim në shenjë të forcës për ta. Shëndeti gjithmonë vije e para, Në këto momente, duhet të ndiqen të gjitha këshillat e organizatave për shëndetin publik. Vetëm ato mund ta luftojmë efektivisht virusin”.
“Është koha që të tregohemi të përgjegjshëm dhe të qëndrojmë në shtëpi, plus është një koha e mirë që të kalojmë së bashku me familjen, pasi nuk i kemi këto ditë. Shpresoj që kjo situatë të marrë fund së shpejti”, ka shkruar më tej 32-vjeçari.
Tashmë janë konfirmuar edhe në Spanjë që disa lojtarë kanë rezultuar pozitivisht në coronavirus. /Telegrafi/