Ylli argjentinas, Lionel Messi, nuk ka të ndalur dhe po vazhdon së thyeri rekorde të mëdha botërore në futboll.
Rekordet kanë mbetur vetëm fjalë për yllin e Barcelonës, Messi, i cili nga dita në ditë po i thyen të gjitha.
I tillë është edhe rekordi i fundit i mbajtur nga legjenda gjermane e Bayern Munichut, Gerd Muller.
Ish-sulmuesi gjerman kishte arritur të shënonte plot 525 gola vetëm me fanellën e Bavarezëve, ndërsa këtë shifër ka arritur edhe Messi.
It's an honour for Leo #Messi to equal Gerd Muller's 525 goals with @FCBayern making him top scorer with one club in Europe's major leagues pic.twitter.com/AXyIEgaff8
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 11, 2017
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka arritur ta barazoj rekordin e Mullerit me Bayern Munichun (në mes 1965 dhe 1979), deri tani lojtari që mbante rekordin e golave me të njëjtin klub evropian.
Në fakt, Messi e kishte kaluar Mullerin edhe pesë vjet dhe një ditë më parë, pra më 9 dhjetor 2012 në një rekord tjetër.
Leo #Messi – 525 ⚽️
Gerd Müller – 525 ⚽️
👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏 pic.twitter.com/Cu2t89sNsG— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 11, 2017
Argjentinasi e kishte tejkaluar atë si futbollisti me më shumë gola në një vit kalendarik, duke shënuar plot 91 gola, për dallim nga Mulleri që mbante rekordin me 85 sosh.
Rekordi i radhës i 10-shit famoz erdhi në takimin e të dielës mbrëma në udhëtim te Villarreali, ku shënoi një gol të bukur për t’ia siguruar fitoren 2-0 Barçës. /Telegrafi/