Telegrafi

Messi vazhdon me rekorde, arrin shifrën e 600 golave të shënuara

Lionel Messi (Getty Images)

Ylli argjentinas, Lionel Messi ka arritur në shifrën e 600 golave si futbollist profesionist.

Messi po vazhdon me formën e lartë në futbollin profesionist, ku çdo ditë po thyen edhe rekorde.

Javën e kaluar argjentinasi theu dy rekorde, u bë asistuesi më i mirë në histori të La Ligës me e 148 asistime dhe u bë lojtari që iu ka shënuar më shumë skuadrave të ndryshme në La Liga, plot 36 skuadra.

Lexo po ashtu Messi thyen dy rekorde të mëdha në La Liga

Sulmuesi argjentinas nuk u ndal me këto arritje, pasi një javë më vonë u bë edhe lojtari që shënon më së shumti në stadiume, duke shënuar në 36 stadiume të ndryshme.

 Goli i 600-të i Messit ishte thjesht fantastik, nga gjuajtja e lirë (Getty Images)

Pesë herë fituesi i Topit të Artë edhe sot (e diel) theu një rekord tjetër, duke treguar edhe një herë që është ndoshta lojtari më i mirë në histori të futbollit.

Me golin e shënuar ndaj Atletico Madridit nga goditja e dënimit, Messi arrin në shifrën e 600 golave të shënuara si futbollist profesionist.

Lexo po ashtu Messi shton një tjetër rekord në La Liga, ka shënuar në 36 stadiume të ndryshme

Messi, gjatë karrierës së tij ka shënuar 539 gola me fanellën e Barcelonës në të gjitha garat.

Ndërsa, 61 gola tjerë kanë ardhur me fanellën e Argjentinës. /Telegrafi/