Telegrafi

Messi: Vazhdojmë të besojmë në trofe

Lionel Messi thotë se Barcelona vazhdon të besojë në sukses këtë edicion, përkundër dy humbjeve radhazi në La Liga.

Katalunasit humbën në ‘el Clasico’ nga Real Madridit dhe pastaj nga Real Sociedadi, ndërsa nëse përmendim edhe barazimin (2-2) ndaj Villarrealit, do të thotë se nuk kanë fituar në tri ndeshje radhazi.

Kampioni në fuqi të mërkurën luan kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve dhe ka një epërsi jobindëse nga ndeshja e parë në Camp Nou (2-1).

“Qëndrimi jonë mbetet i njëjti. Ne angazhohemi shumë çdo vit që të na jepet mundësia për të fituar trofe në fund të sezonit”.

“Ne vazhdojmë të besojmë në vetvete”, ka shkruar argjentinasi në rrjetet sociale. /Telegrafi/