Site icon Telegrafi

Messi u drejtohet tifozëve të Barcelonës përmes një postimi në rrjetet sociale: Po iki, por nuk është lamtumirë

Lionel Messi u është drejtuar edhe një herë tifozëve të Barcelonës përmes një postimi në rrejtët sociale.

Derisa mbajti një konferencë lamtumirëse në ora 12:00 sipas kohës tonë lokale, ylli argjentinas mes lotëve shfaqi ndjenjën e tij se po largohej.

Pas 21 vitesh, 34-vjeçari u detyrua t’i jepte lamtumirën klubit Blaugranas, gjersa u është drejtuar tifozëve me fjalë pikëlluese.

Lexo po ashtu Mes shumë emocioneve, Messi arriti të përshëndetet me tifozët e Barcelonës që po qëndronin jashtë Camp Nout

“Do të doja të largohesha në një mënyrë tjetër, megjithëse supozoj se një lamtumirë nuk mund të jetë kurrë diçka e bukur … do të më pëlqente të vazhdoja këtu, bëra gjithçka dhe në fund nuk ndodhi”.

“Kam vetëm fjalë falënderimi për të gjithë ata që më kanë shoqëruar në kaq shumë vite në klub. Dhe për tifozët tanë, që ata më dhanë gjithë dashurinë e tyre dhe që unë u përpoqa t’ua ktheja, duke dhënë gjithashtu gjithçka për këtë fanellë”.

“Po iki, por nuk është lamtumirë, vetëm shihemi më vonë. Përapa Barça!!!”, ishte shkrimi i argjentinasit në rrjetet sociale.

Messi pritet që gjatë javës së ardhshme t’i bashkohet Paris Saint-Germanit si lojtar i lirë. /Telegrafi/

Exit mobile version