Telegrafi

Messi tregon madhështinë për të shtatin sezon radhazi

Lionel Messi ka vazhduar edhe këtë sezon me formën e tij të mirë edhe në sezoni 2015/16.

Ylli argjentinas deri më tani ka shënuar 40 gola në të gjitha garat për Barcelonën.

Këto shifra Messi i ka arritur për të shtatin sezon radhazi dhe kjo është një tjetër statistikë që tregon madhështinë e pesë herë fituesit të ‘Topit të Artë’.

Messi deri më tani ka 25 gola në La Liga, pesë në Kupën e Mbretit, gjashtë në Ligën e Kamponëve dhe katër në garat tjera. /Telegrafi/