Telegrafi

Messi tregon keqardhjen që kishte te PSG pasi fitoi Kupën e Botës: Isha i vetmi lojtar i Argjentinës që nuk u nderua në klubin e tij

Tifozët e PSG-së shpesh e fishkëllenin Lionel Messin, veçanërisht në muajt që pasuan finalen e Kupës së Botës në Katar.

Messi e ka shpjeguar sjelljen e tyre, ku u mundua edhe ta arsyetoj, pasi i mposhti francezët në finalen e Kupës së Botës.

“Është e kuptueshme. Unë isha në ekipin që fituam finalen kundër [Francës], ishte faji ynë që ata nuk kishin qenë përsëri kampionë bote”, deklaroi Messi.

PSG, si klub, nuk e nderoi si duhet Messin për fitoren e tij në Kupën e Botës , përveç krijimit një kordoni nderi në fushën e stërvitjes. Messi e ka reflektuar këtë në intervistën e tij.

“Unë isha i vetmi lojtar nga skuadra jonë e Argjentinës që nuk u njoh si kampion bote nga klubi i tij [PSG]”, ka thënë Leo.

Lexo po ashtu Messi shpjegon pse vendosi të bëjë tatuazhin e Barcelonës në këmbën e tij pasi iu bashkua PSG-së

Klube të tjera mbajtën duartrokitje në stadiumet e tyre për lojtarët e Argjentinës që fituan Kupën e Botës. Në rastin e Leos, vetëm disa lojtarë duartrokitën për të gjatë stërvitjes. Asnjë anëtar i hierarkisë së klubit nuk ishte aty për të uruar legjendën.

Megjithatë, Messi mori më shumë se mjaftueshëm lavdërime në Argjentinë dhe në mbarë globin./Telegrafi/