Telegrafi

Messi do t’i kalojë festat e fundvitit në shtëpinë e tij në Rosario – refuzon paraqitjet publike pas fitores së Argjentinës në Botëror

Foto: Instagram

Fituesi i Kupës së Botës, Lionel Messi, ka vendosur që t’i shmanget paraqitjeve publike gjatë kohës së Krishtlindjeve dhe të kalojë kohë me familjen në shtëpinë e tij në Rosario.

Messi do t’i kalojë pushimet me familjen e tij në Rosario.

Ai, së bashku me shokët e tij të skuadrës, e festoi fitoren historike në një paradë me autobus të hapur përgjatë Buenos Aires në ditën e martë, ku ishin edhe miliona shikues të cilët vendosën t’i bashkëngjiten festës.

Foto: Instagram

Megjithatë, festa u ndal para kohe pasi disa tifozë tentuan të hidheshin në autobusin e ekipit nga urat aty pranë.

Lexo po ashtu Fitoi zemrën e tij kur ishin vetëm pesë vjeç - njihuni me Antonela Roccuzzon që do të brohorasë për Argjentinën nga tribuna në mbështetje të Messit në finalen e Botërorit

Kur kaosi u kufizua, Messi u kthye në shtëpinë e tij në qytetin e Rosario, teksa u rrethua edhe një herë nga një grup i madh fansash.

Messi

Dhe sipas gazetës spanjolle ‘Clarin’, ai do të qëndrojë me familjen e tij në Rosario gjatë periudhës festive.

Thashethemet kishin sugjeruar se një tjetër paradë fitoreje do të zhvillohej në qytet këtë javë, megjithatë ato janë reduktuar që atëherë.

Messi nuk pritet të kthehet në stërvitjet Paris-Saint Germain deri në vitin e ri, pasi ai feston fitimin e trofeut të vetëm që i ka shpëtuar gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme.


Por, raportohet se ai ka rënë dakord të nënshkruajë një marrëveshje të re me klubin e Ligës 1.

Messi ishte lidhur me një lëvizje në Inter Miami të David Beckham, si dhe një rikthim të bujshëm te Barcelona.

Por sipas Romano, Messi nuk hyri kurrë në bisedime me ish-klubin e tij dhe një lëvizje e propozuar u refuzua përpara se të hynte në një fazë të avancuar. /Telegrafi/