Babai i sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi, Jorge thuhet se ka dorëzuar përgjigjen zyrtare drejtuar La Ligas në lidhje me mos disponueshmërinë e klauzolës së lojtarit me klubin katalunas.
Messi dorëzoi gjatë javës së kaluar një kërkesë për largim nga Camp Nou këtë verë, pasi gati dy dekadave në Camp Nou.
Lajmi për largimin e Messit bëri bujë të madhe, ndërsa shumë klube të mëdha evropiane iu vënë pas.
Megjithatë, Barcelona tregoi se nuk është e interesuar të lejoj largimin e yllit të tyre, ndërsa këtë do ta lejonte vetëm nëse paguhet klauzola e lirimit prej 700 milionë eurosh.
Përfaqësuesit e Messit reaguan menjëherë duke deklaruar se klauzola e lojtarit nuk ekziston më dhe Messi mund të largohet si lojtar i lirë këtë verë.
Por, drejtuesit e La Ligas mbështeten Barcelonën në këtë vendim, duke thënë se Messi ka klauzolë të vlefshme deri në qershor të vitit 2021.
Tani ka ardhur edhe përgjigja nga Messi, i cili me anë të babait të vet, Jorge, ka thyer heshtjen duke lëshuar një deklaratë në përgjigje të mbështetjes së La Ligas për qëndrimin e Barcelonës.
“Ne nuk e dimë cilën kontratë ata e kanë analizuar dhe cilat janë bazat në të cilat ata konkludojnë se e njëjta kontratë me një “klauzolë lirimi” do të ishte e zbatueshme në rast se lojtari vendosi të zgjidhë në mënyrë të njëanshme kontratën, me efekt nga fundi të sezonit 2019/20”, thuhet në deklaratën e dërguar nga babai dhe agjenti i Messit.
“Ky është një gabim i dukshëm nga ana juaj [Javier Tebas]”.
“Është e qartë se dëmshpërblimi prej 700 milionësh i dhënë në klauzolën e mëparshme nuk është i zbatueshëm fare”, mbyllet deklarata e dorëzuar nga kampi i Messit. /Telegrafi/
Leo Messi statement. 🚨
“We do not know which contract they [Liga] have analysed, and which are the bases on which they conclude that it would have a termination clause "applicable in the event that the player decides to urge the unilateral termination of the same” 🔴 #FCB #MCFC— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 4, 2020