Lionel Messi ka vazhduar me thyerjen dhe seleksionimin e rekordeve në aspektin individual.
Ylli argjentinas prej kohësh vë rekorde në futbollin botëror, duke fituar shumë trofe ekipor, por edhe çmime të mëdha për arritje individuale.
Dy rekorde individuale, Messi i ka thyer edhe gjatë kësaj fundjave në kampionatin spanjoll, pikërisht në ndeshjen e së shtunës ndaj Gironas.
Në ndeshjen e zhvilluar në Camp Nou, pesë herë fituesi i Topit të Artë shënoi dy supergola, por edhe një asistim për shokun e tij, Luis Suarez.
Messi asistoi tek goli i parë i ndeshjes ku shënoi Suarez dhe me këtë asistim ai arriti në shifrën e 148 asistimeve duke u bërë lojtari me më shumë asistime në histori të La Ligas.
— B/R Football (@brfootball) February 25, 2018
Përveç kësaj, 10-shi i Barçës me golat e shënuara ndaj rivalëve lokal të Gironas bëhet lojtari që iu ka shënuar më shumë skuadrave të ndryshme në histori të La Ligas.
36 – Lionel Messi has now scored against more different teams than any other player in La Liga history, surpassing Raul Gonzalez and Aritz Aduriz (35). Genie. pic.twitter.com/zjEPCuHAVU
— OptaJose (@OptaJose) February 24, 2018
Sulmuesi argjentinas ka arritur t’i shënoj plot 36 skuadrave të ndryshe spanjolle në La Liga, duke lënë pas vete emra legjendash si Raul Gonzalez dhe Aritz Aduriz.
Megjithatë, ky nuk mendohet të jetë fundit për Messin, pasi me formën që po përjeton në këtë sezon, dëshiron t’i fitojë të gjitha me Barcelonën, por edhe me Kombëtaren e Argjentinës. /Telegrafi/