Site icon Telegrafi

Messi bie dakord për rinovimin me Barcelonën, pritet përgjysmim i pagës dhe kontratë pesëvjeçare

Lionel Messi duket se do të qëndrojë në Barcelona për pesë vitet e ardhshme, pasi më në fund ka rënë dakord për një marrëveshje të re me klubin nga Camp Nou, me një përgjysmim të pagës.

Ylli argjentinas ka qenë teknikisht një lojtar i lirë, për herë të parë në karrierën e tij, pasi kontrata e tij te Barcelona skadoi në fillim të muajit.

Prej kohësh pritej që ai të qëndronte me klubin me të cilin ka fituar gjashtë Topa të Artë, por përderisa nuk kishte kontratë e ardhmja e tij mbetej shumë e përfolur.

Lexo po ashtu PSG dorëzohet për transferimin e Messit

Tani duket se e ardhmja e tij është vendosur të konfirmohet, me raportet se ai ka rënë dakord të përgjysmojë pagat e tij të mëparshme në mënyrë që të qëndrojë në Camp Nou.

Sipas gazetës katalunase Sport, 34-vjeçari do të nënshkruajë një marrëveshje të re pesëvjeçare dhe ai kupton se situata financiare e klubit ka bërë që ai të pranoj ulje të ndjeshme page.

Pavarësisht nga marrëveshja në parim, nuk pritet të ketë një njoftim rreth marrëveshjes së re deri në fund të korrikut.

Ende ka detaje për tu arritur dhe avokatët nga të dy palët janë duke punuar për kompletimin e tyre, por klauzola e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë pritet të jetë rreth 350 milionë euro. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version