Raporte të shumta po vijnë nga Franca, Spanja dhe Amerika e Jugut ku thuhet se Lionel Messi praktikisht ka rënë dakord me kushtet personale dhe do të nënshkruajë për Paris Saint-Germain pas largimit nga Barcelona.
Messi është një lojtar i lirë falas pasi Barcelona pranoi se ata nuk mund të regjistrojnë kontratën e re, edhe me një ulje të pagës prej 50 për qind, për shkak të gjendjes së tyre të rëndë financiare dhe kufizimeve të reja të pagave në La Liga.
Edhe pse mediumi spanjoll Diario AS raportoi se Chelsea kërkoi një takim urgjent me shoqërinë e Messit, PSG ishte gjithmonë favorit dhe ende mbetet i tillë.
Tani duket sikur negociatat mes klubit francez dhe yllit argjentinas mund të përfundojnë brenda 24 orëve.
Burime që variojnë nga eksperti francez i transferimeve Saber Desfarges deri tek mediumi TNT Sports në Argjentinë dhe shumë media tjera, të gjithë kanë të njëjtin version të ngjarjeve.
🔴🔵 💣
Lionel Messi au PSG, accord quasi-bouclé.
La décision de l’Argentin est prise: il veut Paris et est sur le point de s’engager pour le club de la capitale.— Saber Desfarges (@SaberDesfa) August 6, 2021
Ata të gjithë deklarojnë se një marrëveshje është pothuajse e përfunduar dhe tani kanë mbetur pak dyshime se Messi do të veshë fanellën e PSG këtë sezon.
Legjenda e Argjentinës është i freskët nga fitimi i Copa America dhe do të bashkohet me ish-shokun e tij te Barcelona, Neymar, si dhe yjet e Italisë, Marco Verratti dhe Gianluigi Donnarumma.
Besohet se paga e Messit te PSG do të vlejë më shumë se 30 milionë euro në sezon, plus bonuset.
Gazeta L’Equipe raporton se oferta është një kontratë dy-vjeçare me 40 milionë euro në sezon, me një mundësi për të vazhduar edhe për një vit. /Telegrafi/