Lionel Messi do të largohet nga Barcelona në verën e ardhshme si lojtar i lirë, nëse nuk pranon që të heq dorë nga një pjesë e pagës.
Ky mendim ka ardhur nga kandidati për president të klubit katalunas, Emili Rousand, që i ka bërë thirrje argjentinasit që të heq dorë nga paga e tij mbi 500 mijë euro në javë.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ishte shumë afër që të largohej nga Balugranasit në verën e këtij viti, mirëpo në fund u bind nga familja e tij që të qëndronte në Camp Nou.
Manchester City është skuadra që po i prinë garës për transferimin e 33-vjeçarit, derisa vazhdon të jetë e paqartë e ardhmja e Messit.
“Ne do të ulemi dhe të bisedojmë me Messin dhe t’i kërkojmë që të heq dorë nga një pjesë e pagës së tij”, ka thënë Rousand për ARA.
“Aktualisht, gjerat janë siç janë, është e pandalshme. Ne do t’i kërkojmë që të bëjmë këtë sakrificë. Nëse nuk ka marrëveshje, Messi do të largohet”.
“Messi ka shkruar faqen tonë më të mirë të historisë. Duhet të nderojmë legjendat tona, por realiteti është ky”, ka shtuar më tej kandidati për president i Barcelonës.
Argjentinasi duket se është në luftë të hapur me kryesinë e klubit dhe me gjasë në verën e vitit të ardhshme do të largohet si lojtar i lirë, shkaku që i skadon kontrata. /Telegrafi/