Telegrafi

Messi: Do të jepja një titull të Barcelonës për një me Argjentinën

MOSCOW, RUSSIA - NOVEMBER 11: Lionel Messi of Argentina in action during a match between Russia and Argentina International Friendly at Luzhniki Stadium on November 11, 2017 in Moscow, Russia. (Photo by Epsilon/Getty Images)

Lionel Messi është një ndër futbollistët më të mëdhenj të skuadrës së Barcelonës.

Ai gjatë karrierës me klubin kalatalunas ka fituar të gjitha tuitujt e mundshëm duke përfshirë nëntë trofe të La Ligës dhe katër të Ligës së Kampionëve.

Por, sulmuesi kurrë nuk ka arritur të fitoj një titull të kampionit me kombëtaren argjentinase gjersa ishte finalist i Kupës së Botës para katër vjetëve, ku pësoi humbje kundër Gjermanisë.

Lionel Messi (Getty Images)

Por, 31-vjeçari është i gatshëm të ndryshoj një titull të Barcelonës për të Argjentinës po të ishte e mundshme një gjë e tillë.

“Do ta ndryshoja titullin e Barcelonës për një me Argjentinën”, tha Messi për kanalin televiziv argjentinas “El Trece” duke shtuar “Fitimi i një titulli me Argjentinën do të ishte diçka unike”.

Kujtojmë se Argjentina gjende në grupin D së bashku me Kroacinë, Nigerinë dhe Islanda.

Ndryshe, Messi deri më tani ka pasur 418 paraqitje për Barçën dhe 123 për Argjentinën. /Telegrafi/