Site icon Telegrafi

Messi do ta barazojë rekordin e Xavi sa i përket paraqitjeve me fanellën e Barcelonës

Nëse nuk ka befasi, Lionel Messi do të bëjë paraqitjen e tij të 767-të për Barcelonën kundër Huescas, duke u barazuar me Xavi Hernandezin.

Këta muaj mund të jenë të fundit për Messin si lojtar i Barcelonës, përveç nëse e rinovon kontratën e tij, por argjentinasi po vazhdon ë bëjë histori me klubin dhe duket se të zgjas rekordin për paraqitjet e tij të bëra me fanellën e Barcelonës.

Argjentinasi është golashënuesi më i mirë në histori të klubit, pasi ka shënuar 658 gola deri më tani, ndërsa i dyti mbetet shumë prapa, Cesar me 232 gola.

Messi gjithashtu ka luajtur më shumë minuta se kushdo tjetër, me 62,447, duke e kaluar Xavin që kishte 58,675.

Edhe sa i përket trofeve ai është i pari pasi ka fituar 34, krahasuar me Andres Iniestan që ka 32.

Pavarësisht nëse ai qëndron apo largohet gjatë verës, Messi ka shkruar emrin e tij në librat e historisë.

Presidenti i sapozgjedhur, Joan Laporta shpreson që Messi do të vazhdojë të qëndrojë në klub. /Telegrafi/

Exit mobile version