Lionel Messi ka sulmuar Federatën Argjentinase të Futbollit, pas fitores së Argjentinës përball Amerikës me rezultat 4:0.
Anulimi i fluturimit të aeroplanit për New Jersey ka bërë që pesë herë fituesi i Topit të Artë të kritikoj ashpër drejtuesit e federatës së futbollit argjentinas.
Pas fitores në gjysmëfinale kundër Amerikës, takim që u mbyll me rezultatin 4:0 në favor të Kombëtares Albicelste, Argjentina të dielën do të luajë finalen e Kupës së Amerikës përballë Kilit, por anulimi i fluturimit solli dhe irritimin e sulmuesit të Barcelonës.
Magjiku Messi reagoi në profilin e tij në rrjetin social ‘Intsagram’, duke postuar një foto së bashku me shokun e tij, Sergio Aguero.
“Duke pritur në avion për të mbërritur në destinacion. Çfarë katastrofe e Federatës Argjentinase të Futbollit”, ka shkruar sulmuesi argjentinas. /Telegrafi/