Quique Setien ka lejuar lojtarët e Barcelonës që të shkojnë në pushime deri të mërkurën e javës së ardhme, raporton Marca.
Lojtarët do të jenë në pushime deri më 29 korrik, për t’u rikthyer më pas që të fillojnë përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve.
Takimi i parë në San Paolo kishte përfunduar 1-1, ndërsa Blaugranasit do të kërkojnë në Camp Nou kualifikimin për çerekfinale e garës më të madhe për klube në Evropë.
https://www.youtube.com/watch?v=IdazAARTuDw&ab_channel=MARCA
Lionel Messi, Luis Suarez, Gerard Pique dhe Marc-Ander ter Stegen janë parë në aeroportin ‘El Prat’, duke shkuar për në pushime.
Katalunia ka lejuar fluturimet e qytetarëve, në këtë rast të lojtarëve të Barcelonës që të shkojnë në vende më pak të prekura nga coronavirus.
Por, me rikthimin e tyre në vend, ata do u nënshtrohen testimeve në klub dhe jo në aeroport, shkaku i statusit të tyre të veçantë. /Telegrafi/