Fëmijët e Lionel Messi, Luis Suarez dhe Gerard Pique kanë filluar të luajnë sportin që baballarët e tyre u bën të njohur.
Për të ndjekur hapat e baballarëve, duhet të regjistrohen në shkollën më të fortë dhe djemtë e treshes së Barcelonës janë pjesë e FCB Escola.
Nuk ka foto nga stërvitja e tyre e parë, pasi sigurimi nuk ka lejuar.
Vendimi u marr nga klubi i Barcelonës, ndërsa edhe gazetarët që i përcjellin rregullisht sesionet e të rinjve në La Masia nuk janë lejuar.
Tashmë të tre fëmijët janë në moshën katër vjeçare që është edhe mosha kur mund të fillojnë akademinë.
Treshja e Barcelonës nuk hezituar që menjëherë t’i regjistrojnë.
Dy nga ta Messi dhe Pique e dinë si është të jesh pjesë e kësaj akademia, pasi praktikisht këtu janë rritur. /Telegrafi/