Site icon Telegrafi

Messi, Suarez dhe Neymar përpiqen ta godasin shtyllën, vetëm braziliani ia del (Video)

Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar kanë bërë një garë për të testuar saktësinë e tyre.

Treshja e Barcelonës, e njohur si MSN, është argëtuar gjatë stërvitjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku skuadra e tyre po qëndron për t’i bërë provat përgatitore parasezonale.

Sulmuesit e famshëm kanë provuar që ta godasin shtyllën nga largësia prej afro 36.6 metrash.

Ndërsa në videon e mëposhtme mund të shihni se cili ishte më i miri:

Në ndërkohë, Barca shpreson ta pengojë largimin e Neymarit, i cili po kërkohet me ngulm nga Paris Saint-Germaini.

Lexo po ashtu Plani i Barcës: Dybala apo Insigne për ta zënë vendin e Neymar

Klubi francez planifikon të paguajë 222 milionë euro për prishjen e kontratës së brazilianit me klubin spanjoll. /Telegrafi/

Exit mobile version