Lionel Messi mbetet në dyshim për ndeshjen që Barcelona e zhvillon në udhëtim te Sevilla.
Messi mungoi në dy ndeshjet që Argjentina i zhvilloi ndaj Italisë dhe Spanjës, shkaku i një dëmtimi të vogël.
Argjentina fitoi 2-0 ndaj Italisë, ndërsa u shkatërrua nga Spanja me rezultat 6-1.
Klubi sot e konfirmoi se Messi ka stërvitur të enjten, por vetëm në një pjesë të stërvitjes.
Nuk ka asnjë lajmërim për Marc-Andre ter Stegen, i cili mungoi ndaj Brazilit.
“Në stërvitjen e sotme të mbajtur në fushën Tito Vilanova, Leo Messi punoi me grupin në një pjesë të stërvitjes, ndërsa me grupin ishte bashkuare dhe Carles nga klubi B”, thuhet në njoftimin e klubit.
Barcelona është 11 pikë para Atletico Madridit në La Liga.
Pas ndeshjes me Sevillan, Barca do të luajë me Romën në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/