Lucas Pratto ka folur fjalë të mëdha për sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.
Lionel Messi ka famë të madhe dhe është i dashur nga të gjithë në shtetin e tij, Argjentinë.
I fundit që ka folur fjalë të mëdha për të është sulmuesi tjetër i kombëtares, Lucas Pratto, i cili e ka cilësuar si një lojtarë më teknikë të madhe.
“Messi nuk flet shumë. Teknikisht, ai e kontrollon topin si një lojtar i Play Station”, ka thënë Pratto.
Ndryshe, Pratto është pjesë e listës së Argjentinës për ndeshjet e ardhshme kualifikuese. /Telegrafi/