Ylli argjentinas, Lionel Messi është i grumbulluar me kombëtaren tij dhe po përgatitet për Kampionatin Botëror.
Ai ka folur për ish-shokun e tij të skuadrës, Neymar Jr, i cili do të jetë një rival në botëror.
Messit edhe më herët kishte treguar se nuk i pëlqejnë zërat që e shohin Neymarin te Real Madrid, ndërsa i ka hapur dyer një rikthimi të tij në Barcelonë.
“Sigurisht që nëse do të ishte e mundur do të më pëlqente që Neymar të rikthehej”.
“Është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe ta kishim sërish me ne do të ishte diçka fantastike”.
“Në fakt e shikoj si shumë të vështirë që diçka e tillë të ndodhë, por nëse do të ishte mundësia do të më pëlqente”, ka thënë Messi.
Argjentina dhe Brazili shihet si favoritë për ta fituar Kampionatin Botëror.
Për Messin me gjasë do të jetë Kampionati i fundit Borëror që e luan. /Telegrafi/