Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi edhe njëherë ka treguar zhgënjimin e tij në ngjarjet aktuale në klub duke thënë se është lodhur duke qenë gjithmonë problemi për gjithçka çfarë ndodh në klub.
Ish-agjenti i Griezmann, Eric Olhats kishtë bërë disa deklarata të cilat nuk janë pritur aspak mirë nga ylli argjentinas, Lionel Messi.
“Antoine arriti në një klub me probleme serioze, ku Messi kontrollon gjithçka. Ai është edhe perandor edhe monark dhe nuk e pa ardhjen e Antoines me sy të mirë”.
“Qëndrimi i Messit ka qenë i mjerueshëm, ai e ka bërë atë ta ndiejë atë. Gjithmonë e kam dëgjuar Antoine të thotë se ai nuk kishte probleme me Messin, por kurrë e kundërta. Është regjimi i terrorit. Ose je me të, ose je kundër tij”, kishte deklaruar Olhats.
‼️⚽️ Leo Messi, a su llegada a Barcelona, preguntado por las declaraciones del tío de Antoine Griezmann
🗣️ "Estoy un poco cansado de ser el problema de todo en el club"https://t.co/tiaVi81D4D
— El Larguero (@ellarguero) November 18, 2020
Sipas Mundo Deportivo, pas këtyre deklaratave ka ardhur edhe reagimi i kapitenit të Barcelonës, Messi, i cili ka bërë disa komente si hakmarrje për Olhats
“Jam lodhur duke qenë gjithmonë problemi për gjithçka në klub”, ka thënë Messi tha në një deklaratë të shkurtër për gazetarët e mbledhur, ndërsa po largohej nga aeroporti në Barcelonë. /Telegrafi/