Telegrafi

Messi shpërthen ndaj Barcelonës për largimin e Suarezit dhe përshëndet mikun e tij të madh: Nuk e meritoje të të largonin kështu

Luis Suarez është larguar mes lotësh nga Barcelona pas gjashtë viteve të kaluara në Camp Nou.

Me ardhjen e trajnerit Ronald Koeman, uruguaiani nuk bënte më pjesë në planet e holandezit dhe klubit.

Kësisoj ai do të bashkohet me rivalin e Barçës, Atletico Madrid.

E për largimin e tij ka shpërthyer edhe shoku më i mirë i Suarez, Lionel Messi.

Kapiteni ka kritikuar edhe klubin për mënyrën se si e larguan uruguaianin nga skuadra.

“Sa e vështirë do të jetë të mos e ndaj më ditën me ju siç bëja më parë, si në fushë ashtu edhe jashtë saj”.

“Do më mungosh shumë. Kaluam shumë vite bashkë, ishim shumë të afërt, dreka, darka. Kaluam shumë gjëra që nuk do të harrohen kurrë. Do jetë e çuditshme të të shikoj me një fanellë tjetër dhe aq më tepër si kundërshtar.

Messi ka shkruar se Suarez e ka merituar të largohet ashtu siç e meritonte si një legjendë, e jo si është larguar tani nga Barça.

“Ju meritonit të largoheshit siç e meritonit, si një nga lojtarët më të rëndësishëm në histori të klubit, pasi arrite gjëra të mëdha këtu, si individualisht ashtu edhe në skuadër”.

“Nuk meritoje të të largonin kështu. Megjithatë e vërteta është se në këtë situatë tani asgjë nuk më habit. Të uroj gjithë të mirat në aventurën e re, shihemi së shpejti”, ka shkruar kapiteni i Barcelonës.

Kujtojmë që Messi dhe Suarez kanë qenë shokët më të mirë te Barcelona dhe gjatë gjithë kohës kanë qëndruar së bashku. /Telegrafi/