Telegrafi

Messi shpërndan fotografi nga pushimet e merituara me familjen

(Foto: Instagram/leomessi/antonelaroccuzzo)

Lionel Messi është duke i shijuar pushimet me familjen e tij në Alpe.

Superylli argjentinas është duke bërë pushimin e merituar, pas triumfit të jashtëzakonshëm në Kampionatin Botëror në Katar, ku e fitoi trofeun e shumëpritur.

35-vjeçari kishte udhëtuar sërish në Lindjen e Mesme me Paris Saint-Germainin për të zhvilluar një ndeshje miqësore kundër skuadrës së rivalit të tij më të madh, Cristiano Ronaldo, me një skuadër të përbërë nga futbollistët më të mirë të dy klubeve të Arabisë Saudite, Al-Nassr dhe Al-Hilal.

(Foto: Screenshot/Twitter)

Argjentinasi mungoi në ndeshjen e Kupës së Francës ndaj klubit të ligës së gjashtë franceze, Pays de Cassel (7-0), ku Kylian Mbappe shënoi pesë gola.

Ndërsa, ai ka vendosur që ta shfrytëzojë momentin për të kaluar më shumë kohë me gruan, Antonela Roccuzzo dhe tre fëmijët e tyre.

Ish-ylli i Barcelonës ka postuar një përmbledhje fotografish në faqen e tij në Instagram, ku shfaqej me veshje dimërore me një kapele leshi dhe një pallto të trashë për të shmangur motin e ftohtë.

Lexo po ashtu Një përrallë romantike mes sfidave të jetës - historia magjepsëse e dashurisë së Leo Messit me Antonela Roccuzzon

Imazhet tjera e shfaqnin në një pishinë me burim të nxehtë uji, teksa qëndronte ngrohtë përkrah familjes së tij.

(Foto: Instagram/leomessi)

Messi madje ndau një fotografi intime me Antonelan, me të cilën shfaqej së bashku në pishinë.

Postimi përmban një fotografi familjare që ka pozuar para sfondi piktoresk me majat me borë të Alpeve. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/leomessi)