Lionel Messi është shpallur lojtari i muajit nëntor në La Liga.
Ylli argjentinas e ka pranuar edhe zyrtarisht çmimin para ndeshjes me Alavesin që po zhvillohet në kuadër të javës së 18-të në La Liga.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë shkëlqeu në nëntor duke shënuar 4 gola në tri ndeshje, derisa dhuroi edhe një asist.
32-vjeçari e pranoi çmimin nga legjenda e Barcelonës, Carles Puyol, e që tifozët filluan ta thërrasin emrin e Messit.
Blaugranasit aktualisht janë duke fituar 1-0 me golin e shënuar nga Antoine Griezmann në minutën e 14-të me një asistim të Luis Suarezit. /Telegrafi/
Just prior to kick-off, @Carles5puyol presented Leo #Messi with the @LaLigaEN November Player of the Month award! Congrats, 🐐!! pic.twitter.com/q20ZniTTbj
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 21, 2019