Telegrafi

Messi shënon vetëm nga penalltitë dhe ecën në fushë, këto gjëra nuk i bëjnë përshtypje Koemanit

Ronald Koeman në konferencën për shtyp ka folur për situatën e Barcelonës në prag të ndeshjes kundër Real Betisit, që do të zhvillohet këtë të shtunë, në “Camp Nou”.

Holandezi ka mbrojtur cilësinë dhe kontributet e Lionel Messit, pasi sulmuesi po shënon më pak, ndërsa golat e tij vijnë nga pika e bardhë.

“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, ka shumë cilësi. E di që ai ka shënuar vetëm me penallti, por gjithmonë bën diferencën”.

“Messi është ende një lojtar vendimtar. Është shumë i rëndësishëm, veçanërisht në sulm. Emocionalisht e shoh mirë, të fortë. Gjithmonë e shijon këtë sport”.

“Çdokush ka momente të vështira, topi nuk do të hyjë në portë. Ju mund të kapni një imazh të një lojtari kur ai ecën. Unë nuk e kam parë (Messi që ecën e nuk mbron) e as jam interesuar për këtë. Vlerësimi jepet për atë që bën gjatë gjithë lojës”, ka thënë Koeman. /Telegrafi/