Barcelona ka gjetur golin e parë në ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Leganes.
Është ylli argjentinas, Lionel Messi, i cili ka shënuar për epërsinë 1-0.
Messi ka shënuar një supergol nga goditja e dënimit nga një distancë rreth 25 metra.
https://twitter.com/Mo333H/status/982698035518914561?s=20
Ky gol i pesë herë fituesit të Topit të Artë erdhi në minutën e 27-të të ndeshjes.
Ndryshe, ky ishte goli i 27-të i argjentinasit këtë sezon në La Liga. /Telegrafi/