Pasi mposhti Kilin, Argjentina ka arritur të rrëmbej tre pik të reja për kualifikimet për botërorin ‘Rusia 2018’.
Të besuarit e trajnerit, Tata Martinos triumfuan kundër Bolivisë me rezultat 2:0.
Gabriel Mercado solli në epërsi skuadrën argjentinase në minutën e njëzet. Vetëm dhjetë minuta më vonë në listën e realizuesve u regjistrua edhe Lionel Messi, i cili shënoi nga pika e bardhë.
Pas kësaj fitore, Argjentina gjendet në vendin e tretë të renditjet tabelore me 11 pikë. /Telegrafi/
Goli i Mercados ndaj Bolivisë. Sa i pafat Gonzalo Higuain…
Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-29
Goli i Leo Messi ndaj Bolivisë 🙂
Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-29