Telegrafi

Messi shënon ndaj Elches pas një super aksioni dhe një asistimi të bukur me thembër nga Braithwaite

Barcelona ka gjetur golin e parë në ndeshjen ndaj Elches e mbetur nga java e parë e La Ligas.

Është argjentinasi Lionel Messi, i cili ka shënuar për epërsinë e Barcelonës 1-0 ndaj Elches.

Goli i Messit erdhi pas një super aksioni të ndërtuar në minutën e 48-të të ndeshjes.

Ky gol erdhi pas asistimit të Martin Braithwaite.

Me këtë gol, Messi shkon në kuotën e 17 golave këtë sezon. /Telegrafi/