Lionel Messi ka shënuar het-trik në ndeshjen e fundit në La Liga në derbin lokal ndaj Espanyolit, por kjo nuk ia ka rritur aspak mendjen argjentinasit.
Barcelona ka fituar me rezultat të thellë 5-0 derbin e qytetit ndaj Espanyolit, ku lojtari i ndeshjes padyshim ishte Messi.
Sulmuesi argjentinas në këtë ndeshje shënoi het-trik duke treguar edhe një herë klasin e tij, dhe duke ia mbyllur gojën kritikëve që po gjuajnë drejt tij pas formës së dobët të kombëtares së Argjentinës.
Megjithatë, pesë herë futbollisti më i mirë në botë ka qëndruar i thjesht edhe përkundër het-trikut, pasi pas ndeshjes fitoren e ka cilësuar vetëm si të mirë.
“Fitore e mirë në derbin e Barcelonës”, ka shkruar Messi në profilin e tij në Facebook, teksa shihet gjysmë i zhveshur dhe topin e ndeshjes në dorë. /Telegrafi/