Telegrafi

Messi shënon gol të bukur nga gjuajtja e lirë ndaj Espanyolit

Lionel Messi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Lionel Messi ka shënuar një supergol nga gjuajtja e lirë në ndeshjen derbi ndaj rivalit lokal, Espanyolit.

Ylli argjentinas ka vazhduar shkëlqimin dhe golat me fanellën e Barcelonës.

I fundit ka ardhur sot (e shtunë) në derbin e zjarrtë lokal ndaj Espanyolit.

Messi ka shënuar një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 17-të të ndeshjes.

Ky gol erdhi nga një distancë rreth 25 metra.

Gol i argjentinasit i dha epërsinë 1-0 Barcelonës, ndërsa pjesa e parë përfundoi me epërsi 3-0. /Telegrafi/