Telegrafi

Messi shënon edhe një gol tjetër të bukur ndaj Elches

Barcelona ka gjetur golin e dytë dhe të tretë në ndeshjen ndaj Elches e mbetur nga java e parë e La Ligas.

Është përsëri ylli argjentinas, Lionel Messi, i cili ka shënuar një gol të bukur për 2-0.

Goli i dytë personal i Messit erdhi në minutën e 69-të të ndeshjes.

Ky gol ishte shumë i bukur dhe erdhi pas asistimit të Frenkie De Jong.

Pas këtij goli, Barcelona gjeti edhe golin e 3-0 me anë të Jordi Albas (73’). /Telegrafi/