Telegrafi

Messi shënon dy supergola ndaj Granadas, i dyti magjik nga gjuajtja e lirë

Barcelona ka gjetur edhe golin e dytë dhe të tretë në ndeshjen e tyre në udhëtim te Granada në kuadër të javës së 18-të në La Liga.

Është kapiteni i skuadrës, Lionel Messi, i cili ka shënuar një gol të bukur për 0-2.

Goli i sulmuesit argjentinas erdhi nga një distancë rreth 15 metrave.

Ky gol u shënua në minutën e 36-të pas asistimit të Antoine Griezmann.

Pas shtatë minutave lojë, Messi doli përsëri në skenë.

Kësaj radhe argjentinasi shënoi nga gjuajtja e lirë një supergol për 0-3.

Greizmann ishte shënues i golit të epërsisë 0-1 në minutën e 12-të. /Telegrafi/