Lionel Messi ka vazhduar të shënojë gola përballë Eibarit, duke gjetur dy herë rrjetën brenda tre minutave.
‘Pleshti’ shënoi në minutën e 59-të dhe 62-të për ta dërguar rezultatin në 5-1.
Ky ishte goli i tretë i Messit në këtë ndeshje, pasi në pjesën e parë kishte shënuar nga penalltia.
Për Barcelonën dy golat e tjerë i shënuan Paulinho dhe Denis Suarez.
Barcelona e mbyll ndeshjen para kohe me Eibar dhe do ta vazhdojë serinë prej pesë ndeshjes po aq fitore. /Telegrafi/
https://twitter.com/CampNouHQ_Media/status/910251490098286592
https://twitter.com/CampNouHQ_Media/status/910252258314485760