Site icon Telegrafi

Messi shënoi një ‘panenka’ sensacionale për të siguruar fitoren e PSG-së me rikthim ndaj RB Leipzig

Ylli argjentinas, Lionel Messi ka treguar nivel të lartë në fitoren me rikthim 3-2 të Paris Saint-Germain ndaj RB Leipzig, ku shënoi dy gola, ku njëri nga penalltia ishte me ekzekutim brilant me ‘panenka’.

PSG fitoi me rezultat të ngushtë 3-2 ndeshjen e tretë të grupeve të Ligës së Kampionëve ndaj gjermanëve të RB Leipzig.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Kylian Mbappe (9’) dhe Messi (67’, 74’), ndërsa për mysafirët shënuan Andre Silva (28’) dhe Nordi Mukiele (57’).

Lexo po ashtu PSG i falet Lionel Messit, mposht me vështirësi RB Leipzigun

Megjithatë, paraqitja e Messit dhe sidomos goli i dytë personal, i cili doli të ishte i fitores, ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen e mbrëmjes.

Sulmuesi argjentinas shënoi me qetësinë më të madhe një gol të bukur në stilin ‘panenka’ duke mos i lënë asnjë mundësi portierit të kundërshtarëve.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, PSG 3-2 RB Leipzig: Super Messi më i miri në fushë

Ky ekzekutim dhe kjo gjakftohtësi e Messit po vlerësohet lartë dhe të gjithë janë të lumtur që argjentinasi po e gjen veten gradualisht te PSG.

34-vjeçari deri më tani ka shënuar të tre golat e tij për PSG-në në Ligën e Kampionëve dhe është ende duke pritur për golin e tij të parë në Ligue 1. /Telegrafi/

https://twitter.com/normaltaraftar/status/1450568061606670341

https://twitter.com/Messifreak10/status/1450694904363962372

 

Exit mobile version